• e shtunë, 05 tetor 2024

Policët nga SPB Tetovë dhuruan gjak, janë mbledhur 13 njësi

Policët nga SPB Tetovë dhuruan gjak, janë mbledhur 13 njësi

Tetovë, 6 mars 2024 (MIA) - Në stacionin policor në Tetovë sot janë mbledhur 12 njësi gjaku në kuadër të aksionit gjashtorësh të dhurimit të gjakut. Ky është aksioni i parë kësisoj për këtë vit që realizohet në ambientet e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë.

"Humanistët e këtij Sektori edhe një herë shprehën vetëmohimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata për të cilët njësitë e grumbulluara nënkuptojnë jetë. Deri në fund të vitit janë planifikuar edhe dy aksione të tilla, nga të cilat priten të paktën pesëdhjetë njësi të tjera gjaku. Megjithatë, SPB Tetovë është numëruar ndër institucionet më të suksesshme të dhurimit të gjakut në rajonin Tetovë-Gostivar për vite me radhë, me mbi 100 njësi gjaku të grumbulluara në vit, ndërsa ajo që meriton të përmendet veçanërisht është se në mesin e dhuruesve të gjakut ka një numër të konsiderueshëm të dhuruesve të rinj", deklaroi zëdhënësi Marjan Josifoski. 

Sipas njoftimit të Josifoskit, deri në fund të vitit janë planifikuar edhe dy aksione të tilla ku priten të paktën pesëdhjetë njësi gjaku. qa/

Foto: SPB Tetovë

QËNDRONI TË LIDHUR