Poketino seleksionues i ri i SHBA-së
- Ish-trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino, do ta kryesojë reprezentacionin e SHBA-së, kumtoi gazetari i ekipit Atletik, Dejvid Ornshtajn.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:55, 15 gusht, 2024

Uashington, 15 gusht 2024 (MIA) - Ish-trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino, do ta kryesojë reprezentacionin e SHBA-së, kumtoi gazetari i ekipit Atletik, Dejvid Ornshtajn.
Sipas burimit, argjentinasi 52-vjeçar e pranoi ftesën e amerikanëve.
Vendi i fundit i punës së Poketinos ishte Çellsi. Para asaj ishte në krye të Pari Sen-Zhermen, Totenhem, Sauthempton dhe Espanjol.
Në korrik, Greg Berhalter u largua nga reprezentacioni i SHBA-së, nën kryesimin e ekipit nacional nuk arriti të plasohet në plejofin e Kupës vendore të Amerikës.
Në vitin 2026, SHBA do të bëhen një nga vendet nikoqire të Kampionatit botëror. ab/
Foto: ЕPА