• e shtunë, 29 qershor 2024

Poketino pas fitores ndaj Mançester Junajted: Me ndeshje të tilla do ta përforcojmë lidhjen mes ekipit dhe tifozëve

Poketino pas fitores ndaj Mançester Junajted: Me ndeshje të tilla do ta përforcojmë lidhjen mes ekipit dhe tifozëve

Londër, 5 prill 2024 (MIA) - Menaxheri i Çellsit, Maurisio Poketino, ishte më se i kënaqur nga kthesa dramatike mbrëmë kundër Mançester Junajted për fitoren me rezultatin 4:3 në "Stamford Brixh".

Argjentinasi pas ndeshjes ka shprehur mendim se ekipi më i mirë ka fituar, edhe pse nuk ka qenë lehtë.

"Filluam fuqishëm, por goli i pranuar ka ndikuar negativisht tek ne. Mançester Junajted është shumë i rrezikshëm në transformimin prej mborjtjes në sulm. Dua që të jemi më të mirë në situata të tilla. Realiteti është se që të fitojmë, duhej të bënim më shumë. Nuk do të thoja se ndeshja ishte e shkëlqyer për ne, por gjithsesi ishte shumë e mirë", tha Poketino.

Ai konsideron se kjo fitore është fillim i ndërtimit të lidhjes së fuqishme mes ekipit dhe tifozëve.

"Kjo do të jetë shumë e dobishme për ne në të ardhmen", tha Poketino pas ndeshjes. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR