• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Poketino i gatshëm përsëri të punojë

Poketino i gatshëm përsëri të punojë

Londër, 11 qershor 2024 (MIA) - Paradokohe i larguar nga Çellsi, Mauricio Poketino pranoi se është i gatshëm përsëri të filloj me punë sa më shpejtë. Ai është i gatshëm të dëgjojë propozime dhe e pret sfidën e radhës.

"Jakm i mbushur me energji dhe mendoj se mirë e përfunduam sezonin. Tani pres të shoh se çka do të ndodh. Në futboll asnjëherë nuk dihet se çka do të ndodh - sot nuk ka asgjë, ndërsa nesër të ketë mundësi tjetër. Jam i gatshëm të dëgjoj oferta", pranoi Poketino.

Në ditët e fundit nëpër mediumet angleze po qarkullojnë informata për takim të trajnerit argjentinas dhe pronarit të Mançester Junajted, Sir Xhim Retklif.

Megjithatë, në këtë moment kjo nuk u konfirmua dhe nuk ka asgjë konkrete rreth kalimit të tij në "Old Traford". bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR