Poketino: Duhet ta fitojmë Liga kupën, nuk luajmë në garat evropiane
- Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino ka shprehur dëshirën që "blutë" të fitojnë Liga kupën angleze.
- Post By Fami Bajrami
- 10:23, 2 nëntor, 2023

Londër, 2 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Çellsit, Maurisio Poketino ka shprehur dëshirën që "blutë" të fitojnë Liga kupën angleze.
Çellsi mbrëmë e fitoi Bllekburnin me rezutat 2:0 dhe u kualifikua në një të katërtën e finales.
Duhet të mendojmë se ky është një turne i rëndësishëm për ne. Nuk luajmë në kupat evropiane, kjo duhet të jetë një mundësi për ne për të fituar, e njëjta gjë vlen edhe për Premier ligën dhe FA kupën, ku fillojmë në janar. Kuprohet që duhet të mendojmë se jemi të aftë të fitojmë një trofe", tha Poketino.
Javën e ardhëshme në Liga kupën, kundërshtar i Çellsit do të jetë Njukasëll. si/mb/
Foto: EPA