• e premte, 22 nëntor 2024

Podolak: Marrëveshje me Rusinë do të ishte "marrëveshje me djallin"

Podolak: Marrëveshje me Rusinë do të ishte

Kiev, 26 korrik 2024 (MIA) - Marrëveshja me Rusinë për t'i dhënë fund luftës me Ukrainën do të ishte baras me marrëveshjen me djallin, deklaroi këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Mihailo Podolak për mediat amerikane.

Sipas tij, marrëveshja do t'i japë kohë presidentit rus Vlladimir Putin për ta forcuar ushtrinë e tij dhe për të kaluar në një fazë të re, ndoshta më intensive të luftës.

"Po, mund të ketë ngrirje të konfliktit për një kohë. Por, kjo do të thotë se Rusia do të punojë në gabimet e saj dhe do ta modernizojë ushtrinë e saj. Vendi agresor nuk erdhi në territorin e Ukrainës për të nënshkruar marrëveshje paqësore", potencon Podolak. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR