• e hënë, 23 dhjetor 2024

Podesta: Zgjerimi i BE-së mbetet një prioritet kyç i KE-së dhe kryetares Fon der Lajen

Podesta: Zgjerimi i BE-së mbetet një prioritet kyç i KE-së dhe kryetares Fon der Lajen

Bruksel, 23 tetor 2024 (MIA) - Progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane dhe Plani i Rritjes gjashtë milionëshe për rritjen e rajonit do të jenë tema kryesore të bisedave dypalëshe të kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen me nikoqirët e saj gjatë turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, që fillon sot, informon zëvendësja e zëdhënësit kryesor të KE-së Arijana Podesta.

"Zgjerimi është prioritet kyç i Komisionit dhe këtë e kemi përsëritur në vitet e kaluara, për të cilën kemi dhënë edhe dëshmi gjatë mandatit të parë (të KE-së) ndërsa gjithsesi do të vazhdojmë ta konsiderojmë si prioritet edhe në mandatin e dytë. Kjo është diçka që e njoftoi edhe vetë kryetarja (Fon der Lajen), shtoi Podesta.

Turneu katër ditësh i kryetares Fon der Lajen në vendet e Ballkanit Perëndimor, fillon me vizitën e saj në Tiranë, ku pasdite do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të mbajë fjalim në solemnitetin me rastin e fillimit të vitit akademik në Kolexhin e Evropës në Tiranë, nesër do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

Nga Tirana, Fon der Lajen nesër do të udhëtojë në Shkup në takime me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, pas së cilës pasdite do të udhëtojë në qytetin boshnjak Jabllanicë, ku do t'i vizitojë zonat që u goditën nga përmbytjet.

 

„Ова е многу позитивен развој на ситуацијата по моите средби со претседателот Александар Вучиќ и премиерот Албин Курти. Ова е добра вест за целиот регион. Дијалогот сега мора да продолжи“, по

Të premten paradite Fon der Lajen në Sarajevë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnja e Hercegovinës, si dhe me kryesuesen e Këshillit të ministrave, Borjana Krishto, pastaj do të niset për në Beograd në takime me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviq.

Të shtunën ajo do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti, pastaj do të udhëtojë në Podgoricë në takime me presidentin e shtetit malazez Jakov Milatoviq dhe me kryeministrin Milojko Spajiq.

Vizita e kësaj jave e Fon der Lajen vjen pas asaj të një viti më parë kur në rajon e promovoi Planin e Komisionit Evropian për rritjen e Ballkanit Peërndimor. Në ndërkohë ajo disa herë kishte takime me liderët e vendeve të rajonit, nga të cilat të fundit u mbajtën javën e kaluar në Samitin e Procesit të Berlinit në Berlin dhe në Forumin Strategjik të Bledit në fillim të shtatorit. sa/

Foto: Skrinshot/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR