• e martë, 11 mars 2025

Po hetohen shkaqet pas lëndimit që një fëmijë mori nga rënia e një dege të pemës në Karposh

Po hetohen shkaqet pas lëndimit që një fëmijë mori nga rënia e një dege të pemës në Karposh

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, kanë kontrolluar Komunën e Karposhit, ku një fëmijë 10-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda dje nga rënia e një dege peme mbi të, kumtoi sot në mëngjes Prokuroria Publike.

"Fëmija është shtruar në spital dhe është ende nën vëzhgim. Prokurori publik ka lëshuar urdhër që të sigurohet i gjithë dokumentacioni për përcaktimin e vjetërësisë dhe çdo kërkesë të mundshme për prerje dhe heqje të pemës. Po zhvillohen bisedaa me persona që mund të kenë njohuri për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale për ngjarjen", theksohet në kumtesën e Prokurorisë.

Fëmija ka pësuar lëndime pasi një degë peme ka rënë mbi të. Komuna ka kërkuar që rasti të hetohet dhe të përcaktohet përgjegjësia. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR