• e premte, 15 nëntor 2024

Po hetohen keqpërdorime në Pyjet nacionale, së shpejti do të ketë përgjegjësi, thotë Mickoski

Po hetohen keqpërdorime në Pyjet nacionale, së shpejti do të ketë përgjegjësi, thotë Mickoski

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Gjatë ditës do të paguhen të gjitha rrogat e mbetura për të punësuarit në Ndërmarrjen publike Pyjet nacionale, si dhe një pjesë e kërkesave të komitentëve. E njejta do të ndodhë edhe për të punësuairt në SHA "Ujësjellësi" pas mbledhjes së ardhshme të rregullt të Qeverisë më 27 gusht, kumtoi sot kryeministri, Hristian Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve, Mickoski informoi se në Pyjet nacionale do të paguhen mbi 350 milionë denarë, prej të cilave 250 milionë denatë të siguruar me ribalancin e Buxhetit, ndërsa të tjerat nga mjetet e veta nga prodhimi i ndërmarrjes. Organet kompetente, thotë kryeministri, tasshmë janë në kompani, po hetojnë keqpërdorime dhe së shpejti nga sot do të kemi përgjegjësi.

Sipas tij, keqpërdorimet në Pyjet nacionale janë të qarta, përkundër vetëm 30 prerësve të drunjve, ka 300 punonjës të administratës, prej të cilëve disa nuk janë paraqitur në vendet e punës.

Ai përkujtoi se paralajmërimi i tij se tashmë nga muaji i ardhshëm, një pjesë e madhe e dyshimeve të bazuara të cilat i kishin në të kaluarën të mbështeten me dëshmi të fuqishme.

"Dëshirojmë të sigurohemi me dëshmi të qarta, dëshmi të cilat do të jenë të fuqishme në mënyrë që ai që i ka bërë - të mos lihet hapësirë për interpretim të dyfishtë që ai të i ka kryer krimet, i ka grabitur qytetarët, i ka poshtëruar, të përgjigjet për atë që e ka bërë dhe kjo shumë shpejtë prej sost, duke filluar nga kjo vjeshtë, thashë shtator, mendoj se do të fillojë të progresojë sigurisht më tutje", tha kryeministri Mickoski. ab/

fotо: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR