• e diel, 22 dhjetor 2024

PLD: Votohet mocioni i besimit për kryetaren Monika Zajkova dhe udhëheqësinë

PLD: Votohet mocioni i besimit për kryetaren Monika Zajkova dhe udhëheqësinë

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Partia Liberal Demokratike dje ka mbajtur seancën e parë të Bordit qendror pas zgjedhjeve në të cilën miratoi vendim për t'i dhënë mbështetje të plotë kryetares Monika Zajkova dhe kryesisë për ta udhëhequr dhe përfaqësuar partinë në veprimet e ardhshme dhe në opinion.

Si parti përgjegjëse, theksohet në kumtesën e partisë, PLD me kujdes e ka shqyrtuar Raportin për përgatitjet, përformancë dhe rezultatet e partisë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 të dorëzuar nga Shtabi qendror zgjedhor. Bordi qendror e miratoi raportin, ndërsa u detektuan u vunë në dukje edhe dobësitë që u shfaqën gjatë fushatës

 

PLD, theksohet, në parlament do të veprojë në mënyrë të pavarur si më parë, ndërsa do të mbështesë gjithçka që do të thotë përparim të shtetit në rrugën reformuese dhe eurointegruese dhe do të sjellë përfitim për qytetarët.

"Gjithashtu, do të jemi edhe kritikë të zëshëm të të gjitha ligjeve dhe politikave që janë të këqija për vendin dhe e shtyjnë prapa", potencojnë nga PLD-ja.

 

Në seancë Bordi qendror e autorizoi sekretarin e përgjithshëm të organizojë një vizitë tek anëtarët në secilën organizatë komunale për të përgatitur një analizë të plotë për veprimet dhe politikat e mëtutjeshme të partisë.

Për raportin, analizën dhe të gjitha vendimet, opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë transparente, theksojnë nga PLD. ls/

Foto: PLD/Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR