• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pjesa më e madhe e Dibrës nesër 8 orë e gjysmë pa rrymë

Pjesa më e madhe e Dibrës nesër 8 orë e gjysmë pa rrymë

Dibër, 18 tetor 2023 (MIA) - Në periudhën prej orës 7 deri në orën 15:30 pa furnizim me energji elektrike do të jetë pjesa më e madhe e qytetit Dibër.

Sipas Qendrës Rajonale të QMK pa rrymë plotësisht do të jetë lagjja "Venec -1", si dhe pjesa më e madhe e konsumatorëve në lagjen "Venec -2".

"Kjo për shkak të realizimit të intervenimeve në Shpërndarjen e energjisë elektrike për rikonstruim dhe modernizim të rrjetit shpërndarës në lokacionet e theksuara. Ky aktivitet është me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike", theksojnë nga QRMK - Dibër. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR