• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pjesëmarrja e Rusisë në tregtinë me BE-në ra nën dy për qind

Pjesëmarrja e Rusisë në tregtinë me BE-në ra nën dy për qind

Bruksel, 2 shtator 2023 (MIA) - Tregtia e BE-së me Rusinë është goditur fuqimisht nga kufizimet importuese dhe eksportuese të vendosura nga Brukseli pas pushtimit rus në Ukrainë. Edhe eksporti edhe importi në mënyrë të konsiderueshme janë zvogëluar nën nivelin para pushtimit. Pjesëmarrja e Rusisë jashtë BE-së ra ga 9,6 për qind në shkurt të vitit 2022 në 1,7 për qind në qershor të vitit 2023, ndërsa pjesëmarrja e eksportit jashtë BE-së u zvogëlua nga 3,8 për qind në 1,4 për qind në periudhën e njëjtë, kumtoi Eurostat.

Në mars të vitit 2022, një muaj pas pushtimit, BE-ja përjetoi deficit të madh tregtar me Rusinë, të shkaktuar nga çmimet e larta të prodhimeve energjetike. Deficiti ishte 18,5 miliardë euro. Ky deficit u zvogëlua në 0,4 miliardë euro deri në qershor të vitit 2023, duke mbetur nën një miliard euro katër muaj me radhë në vitin 2023 (0,1 në mars, 0,8 në prill dhe 0,4 në maj). Ndryshimi ishte nën ndikim të fuqishëm të rënies së vlerës mujore të importit nga Rusia prej 18,6 miliardë euro mes marsit të vitit 2022 (21,9 miliardë euro) dhe qershorit të vitit 2023 (3,3 miliardë euro). Në të njëjtën kohë, vlera e eksportit u zvogëlua nga 3,4 miliardë euro në mars të vitit 2022 në 2,9 miliardë euro në qershor të vitit 2023.

Rënie e konsiderueshme tregtare të BE-së me Rusinë shënohet edhe në energjetikë. Në tremujorin e dytë të vitit 2023, BE-ja në tregti me Rusinë ka shënuar deficit prej 1,6 miliardë euro, që është zvogëlim i konsiderueshëm nga deficiti prej 45 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit 2022. Ky zvogëlim i konsiderueshëm i deficitit në masë të madhe mund t'i përshkruhet rënies së importit nga Rusia. Deficiti tregtar në energjetikë është zvogëluar prej 40,4 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit 2022 në 5,7 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit 2023. bsh/

Foto: Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR