• e diel, 07 korrik 2024

Pjesëmarrësit në Galerinë e 54-t Botërore të Karikaturave dhe në Bienalen Osten të Vizatimeve Shkupi 2022 në pritje te Pendarovski

Pjesëmarrësit në Galerinë e 54-t Botërore të Karikaturave dhe në Bienalen Osten të Vizatimeve Shkupi 2022 në pritje te Pendarovski

Shkup, 23 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot do të organizojë pritje për pjesëmarrësit në Galerinë e 54-t Botërore të Karikaturave - Shkupi 2022 dhe të Bienales Osten të Vizatimit Shkupi 2022.

Në Kabinetin presidencial sot do të jetë e hapur edhe ekspozita e karikaturave më të suksesshme nga 54 edicionet e deritanishme të Galerisë Botërore të Karikaturave.

Ekspozita e sivjetme e punimeve nga Galeria e 54-t Botërore e Karikaturave Osten dhe Bienalja Osten e Vizatimit Shkupi 2022 u hap mbrëmë në Çifte Hamam në Galerinë Kombëtare. Ekspozita u pasurua me ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve për artistët më të suksesshëm.

Në ekspozitën e Galerisë së 54-të Botërore të Karikaturave - Shkupi 2022, janë ekspozuar veprat e karikaturistëve të vlerësuar dhe të përzgjedhur, ndërsa në Bienalen e Ostenit, në të cilën kanë marrë pjesë 336 artistë nga 52 shtete me 1056 vepra, të ekspozuara janë veprat e artistëve të vlerësuar dhe të përzgjedhur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR