• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pjesëmarrësit e takimit të Institutit të Miqve të Ballkanit Perëndimor bënë thirrje për zgjerimin e BE-së

Pjesëmarrësit e takimit të Institutit të Miqve të Ballkanit Perëndimor bënë thirrje për zgjerimin e BE-së

Lubjanë, 19 prill 2024 (MIA) - Pjesëmarrësit e mbledhjes së organizuar në Lubjanë nga Instituti i Miqve të Ballkanit Perëndimor angazhohen për zgjerimin e BE-së në vendet e rajonit, por vunë në dukje edhe sfidat me të cilat përballet.

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor deklaroi se nuk ka alternativë më të mirë për rajonin sesa anëtarësimi në Union.

"Nuk ka alternativë më të mirë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor sesa anëtarësimi i plotë i të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”, tha Borut Pahor, i cili është edhe themeluesi i Institutit Miqtë e Ballkanit Perëndimor, organizator i takimit dyditor, raportoi STA.

Pahor tha se viti 2030 është një pikë kthese kur vendet e rajonit dhe BE-ja do të duhet të jenë gati për zgjerim.

Edhe ish presidentët e Serbisë, Bullgarisë dhe Austrisë kanë rënë dakord se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. 

Ish përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton tha se rajoni duhet të ishte bërë pjesë e BE-së shumë kohë më parë. Ajo theksoi shumë sfida në Ballkanin Perëndimor, të cilat sipas saj mund të zgjidhen.

Ndër të tjera, Eshton vuri në pah problemet e të rinjve që largohen nga rajoni në kërkim të mundësive më të mira.

"Duhet ta zgjedhim këtë problem. Duhet të sgurojmë kushte më të mira për të rinjtë në rajon", vlerëosi ajo. 

Në konferencën ndërkombëtare me temën Ballkani Perëndimor në BE e cila mbahet sot dhe nesër në Lubjanë, do të marrin pjesë tridhjetë folës nga 19 vende, mes të cilëve ka shumë diplomatë të lartë, ish president dhe kryeministra.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR