• e premte, 05 korrik 2024

Pjesë të Studeniçanit, Petrovecit dhe Karposhit pa energji elektrike

Pjesë të Studeniçanit, Petrovecit dhe Karposhit pa energji elektrike

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Pa rrymë sot nga ora 09:00 deri në orën 11:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të Studeniçanit, pjesa drejt fshatit Moranë, në komunën e Studeniçanit.

Nga periudha nga ora 09:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në afërsi të pompës së benzinës "Makpetrol" dhe në afërsi të autolarjes "Veton", në komunën e Petrovecit.

Pa furnizim me energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:30 do të jenë konsumatorët nga numri 15 dhe numri 17 në rrugën "Nereshka" në Zhdanec, komuna e Karposhit.

Siç kumtojnë nga QRMK -Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve të planifikuara në rrjetin elekrotdistributiv. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR