• e diel, 22 dhjetor 2024

Pistorius: Rusia prodhon më shumë armë sesa i nevojitet për luftën në Ukrainë

Pistorius: Rusia prodhon më shumë armë sesa i nevojitet për luftën në Ukrainë

Berlin, 25 prill 2024 (MIA) - Ministri gjerman i Mborjtjes, Boris Pistorius pohon se Rusia prodhon më shumë armë sesa që i nevojitet për ta vazhduar luftën e saj në Ukrainë.

Në një intervistë për televizionin ARD, në pyetjen nëse e ndan frikën e vendeve baltike se Rusia do të mund të sulmojë territor të NATO-s për disa vite, ai u përgjigj se nuk ka top kristali që ta parashikojë të ardhmen.

"Por, atë që e thonë ekspertët ushtarakë dhe soecialistët për armë është se Rusia e rrit prodhimin e armëve", tha ai.

Pistorius theksoi se pjesa më e madhe e të prodhuarës nuk dërgohet në front, por shkon nëpër depo. Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, në rast të eskalimit do të përfshihet e gjithë NATO.

"Në këtë rast do të duhet të mbrohemi, ta zhvillojmë luftën që do të na imponohet. Për këtë tani nuk kursejmë përpjekje për pajisje adekuate të forcave të armatosura në Evropë, në NATO", shtoi ai. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR