• e premte, 22 nëntor 2024

Pisonero: U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në Maqedoninë e Veriut të bëjnë një hap të rëndësishëm përpara me ndryshimet kushtetuese

Pisonero: U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në Maqedoninë e Veriut të bëjnë një hap të rëndësishëm përpara me ndryshimet kushtetuese

Bruksel, 31 tetor 2024 (MIA) - Vazhdimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut varet nga ndryshimet kushtetuese për të cilat vendi është zotuar se do t'i zbatojë, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për politikë të fqinjësisë, zgjerimit dhe partneritetet ndërkombëtar, Ana Pisonero. 

"U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike së bashku ta bëjnë këtë hap të rëndësishëm përpara", shtoi Pisonero. 

Ajo tha se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, javën e kaluar vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shkupin, ku theksoi qartë qëllimin që vendi të fillojë negociatat për Grupin "Vlerat themelore" sa më shpejtë të jetë e mundur. Lidhur me “ribashkimin” e mundshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën evropiane, Pisonero thekson se zgjerimi është një proces individual i bazuar në merita dhe varet nga progresi objektiv i secilit prej vendeve partnere të BE-së.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në konkluzat e Samitit të BE-së nga dhjetori i vitit të kaluar theksohet se “Bashkimi Evropian është i gatshëm ta përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, sapo të zbatojë përkushtimin e tij për përfundimin e amendamenteve kushtetuese në përputhje me procedurat e saj të brendshme, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të datës 18 korrik 2022”. qa/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR