• e martë, 09 korrik 2024

Pirlo: Arabia Saudite do ta ketë ligën më të mirë në botë

Pirlo: Arabia Saudite do ta ketë ligën më të mirë në botë

Romë, 24 korrik 2023 (MIA) - Ish futbollisti dhe menaxheri i Sampdorias, Andrea Pirlo beson se kampionati i Arabisë Saudite mund të bëhet një nga më të mirët në botë.

"Është hapur një treg i ri i futbollit në botë. Ngjashëm ka ndodhur para disa viteve në Kinë. Në futboll gjithçka është si në jetë, ai që ka mundësi le ta shfrytëzojë. Ka kampionate në Itali, Angli, do të ketë ligë të shteteve arabe. Ndoshta ajo do të jetë më e mira në botë", deklaroi ish lojtari i Milanit dhe Juventusit në intevistë për La Gazzetta dello Sport.

I pari nga yjet e mëdha në futboll në Arabinë Saudite, transfer ka bërë Kristiano Ronaldo, e pas tij edhe shumë emra të njohur në futboll.

Në Arabinë Saudite futbollistëve të njohur u ofrohen kontrata të pasura për shkak të afirmimit të ligës së atjeshme dhe futbollit në përgjithësi. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR