Pinjo: BE-ja nuk e lidh transitin e gazit rus përmes Ukrainës me çfarëdo negociatash paqesore
- Bashkimi Evropian nuk sheh lidhje mes çështjes së transitit të gazit rus përmes territorit ukrainas dhe çfarëdo negociatash paqesore për konfliktin në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.
- Post By Besnik Shuki
- 14:59, 30 janar, 2025
Bruksel, 30 janar 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk sheh lidhje mes çështjes së transitit të gazit rus përmes territorit ukrainas dhe çfarëdo negociatash paqesore për konfliktin në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.
Deklaratën e tillë, Pinjo e dha në brifingun në Komisionin Evropian, e pyetur për koment lidhur me informatat në media se çështja për ripërtëritje të tranzitit të gazit rus përmes territorit ukrainas do të mund të jetë pjesë e negociatave eventuale për paqe në Ukrainë.
Pinjo shtoi edhe se BE-ja mbetet në përcaktimin e lirimit gradual nga përdorimi i gazit dhe naftës nga Rusia, siç është edhe paraparë me programin për "REPauerEU", me të cilin planifikohet eliminimi i varshmërisë së bllokut nga energjensat ruse.
Në pyetje të gazetarëve nëse në takimin e sotëm të eurokomisarit për energji dhe banim, Den Jorgensen dhe kryeministri sllovak, Robert Fico në Bruksel do të bisedohet për mundësinë për ripërtëritje të transitit të naftës ruse përmes Ukrainës, zëdhënësja e Komisonit Evropian për klimë, energji, banim, mjedis të jetesës dhe tatim, Ana-Kajza Itkonen u përgjigj se temë do të jenë çështjet energjetike.
Itkonen tha se Jorgensen dhe Fico do të bisedojnë për rezultatet nga takimi i Grupit punues për energji mes Sllovakisë dhe BE-së, por se temë kryesore e takimit do të jenë "çështjet aktuale energjetike", pa hyrë në hollësira për bisedat e planifikuara. bsh/
Foto: Skrinshot