Ping pong ngjarje e re botërore në Shkup
- Për herë të katërt, Federata e ping pongut të Maqedonisë do të jetë organizatore e garës botërore të serisë World Table Tennis (WTT), edhe atë në grupin e yjeve, përkatësisht të ashtuquajturin Star Contender. Eventi do të mbahet nga 5 deri më 7 shtator.
- Post By Melahat Baftija
- 20:59, 5 gusht, 2025
Shkup, 5 gusht 2025 (MIA) - Për herë të katërt, Federata e ping pongut të Maqedonisë do të jetë organizatore e garës botërore të serisë World Table Tennis (WTT), edhe atë në grupin e yjeve, përkatësisht të ashtuquajturin Star Contender. Eventi do të mbahet nga 5 deri më 7 shtator.
Pjesëmarrjet fillestare paralajmërojnë shumë ndeshje emocionuese dhe një rritje të mëtejshme të nivelit të eventit në nivel botëror. Në konkurrencën e meshkujve, tashmë është paraqitur i katërti më i mirë në renditjen botërore, Li Sjnugso nga Koreja, ndërsa në konkurrencën e femrave, e ka konfirmuar praninë e saj, Heo Jerim gjithashtu nga Koreja - e dyta në renditjen botërore.
Ky është eventi i tretë i këtij rangu në vitin 2025, pas WTT Contender Skopje 2025 në kategorinë e seniorëve dhe Festivalit Olimpik Evropian Rinor në Shkup. mb/
Foto: Federata e ping pongut të RMV-së