• e diel, 20 tetor 2024

Pikford mbetet në Everton deri në verën e vitit 2027

Pikford mbetet në Everton deri në verën e vitit 2027

Liverpul, 24 shkurt 2023 (MIA) – Portieri i Evertonit dhe futbollisti i reprezentacionit anglez, Xhordan Pikford (28) nënshkroi sot marrëveshje të re me klubin nga Liverpuli në radhët e së cilit do të mbetet deri në verën e vitit 2027.

"Nënshkrimi i kësaj kontrate me një klub që është kaq i veçantë për mua është një punë e madhe. Mbështetja që kam pasur nga të gjithë në klub që kur erdha në moshën 22-vjeçare ka qenë shumë e rëndësishme për mua dhe familjen time. Unë jam i lumtur këtu dhe familja ime është gjithashtu e lumtur", deklaroi Pikford për faqen e klubit Everton.

Klubin nga Liverpuli deri në fund të sezonit e pret lufta për të qëndruar në Premier ligë, por Pikford shprehu pritshmëri se para Evertonit është "një aerdhme e ndritur".

QËNDRONI TË LIDHUR