Pezeshkian në Moskë për bisedime me Putinin për partneritet strategjik midis Iranit dhe Rusisë
- Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot ka mbërritur në Moskë për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putinin për partneritet strategjik mes dy vendeve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:35, 17 janar, 2025
![Pezeshkian në Moskë për bisedime me Putinin për partneritet strategjik midis Iranit dhe Rusisë](https://mia.mk/images/20250117093555_big_730x400_95.webp )
Moskë, 17 janar 2025 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot ka mbërritur në Moskë për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putinin për partneritet strategjik mes dy vendeve.
Presidentin iranian në aeroportin Vnukovo e priti ministri i Energjisë Sergej Civilev, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Rudenko dhe shefi i Departamentit të Protokollit të Shtetit Igor Bogdashev, raporton agjencia ruse e lajmeve.
Putini dhe Pezeshkiani duhet të nënshkruajnë marrëveshje për partneritet strategjik, e cila do të zëvendësojë dokumentin aktual që rregullon bazat e marrëdhënieve dhe parimet e bashkëpunimit midis Iranit dhe Rusisë, të nënshkruar në Moskë në vitin 2001, raporton agjencia.
Foto: EPA