Anketat dalëse nga zgjedhjet në Kosovë: VV e Kurtit 38,2%, PDK e Krasniqit 22,4%, LDK e Abdixhikut 20,1%, AAK e Haradinajt 7,6%
- Anketat e para dalëse që i publikoi televizioni i Klan Kosova, të kryera nga "Ipsos", tregojnë se në zgjedhjet parlamentare në Kosovë më së shumti vota ka marrë Lëvizja Vetëvendosje (VV) e Albin Kurtit - 38,2 për qind apo 43 vende deputetësh.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:22, 9 shkurt, 2025
![Anketat dalëse nga zgjedhjet në Kosovë: VV e Kurtit 38,2%, PDK e Krasniqit 22,4%, LDK e Abdixhikut 20,1%, AAK e Haradinajt 7,6%](https://mia.mk/images/20250209212211_big_730x400_46.webp )
Prishtinë, 9 shkurt 2025 (MIA) - Anketat e para dalëse që i publikoi televizioni i Klan Kosova, të kryera nga "Ipsos", tregojnë se në zgjedhjet parlamentare në Kosovë më së shumti vota ka marrë Lëvizja Vetëvendosje (VV) e Albin Kurtit - 38,2 për qind apo 43 vende deputetësh.
Pason Partia demokratike e Kosovës (PDK) e Memli Krasniqit me 22,4 për qind apo 25 vende deputetësh dhe Lidhja demikratike e Kosovës (LDK) e Lumir Abdixhikut me 20,1 për qind apo 23 vende deputetësh.
Pragun zgjedhor prej pesë për qind e kaloi edhe Aleanca për ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt në koalicion me Nismën socialdemokrate me 7,6 për qind apo 9 vende deputetësh.
Përfaqësuesit e bahskësive pakicë serbe dhe të tjera, gjithashtu do të marrin nga dhjetë vende, gjithsej 20 në parlamentin 120-anëtarësh të Kosovës.
Anketën e kryen mbi 100 anketues në 400 qendra votuese, në ekzemplar prej 8.000 persona.
Rezultate të ngjashme dhanë edhe anketat e kryera nga Gazeta ekspres, TV& dhe RTV Dugagjini.
Paraprakisht, projeksion për zgjedhjet publikoi edhe Кoha, sipas të cilit VV do të fitojë 42,3%, PDK 21,3%, LDK 20,4% dhe AAK 6,3% të votave.
Në zgjedhjet e sotme të para të rregullta, ndërsa gjithsejt të nëntat parlamentare në Kosovë nga shpallja e pavarësisë, u votua në 2.533 vendvotime, ndërsa të drejtë vote patën 1.970.944 persona në Kosovë dhe 104.924 në diasporë. Qytetarët e Kosovës jashtë vendit votuan dje në 30 përfaqësi diplomatike, të locuara në 19 vende të ndryshme.
Komisioni qendror zgjedhor kumtoi se pas 90 për qind të fletëvotimeve të përpunuara, jehona është rreth 40 për qind.
Në zgjedhje marrin pjesë 28 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. ab/
Fotо: ЕPА