• e martë, 24 dhjetor 2024

Petrovska: Tashmë janë duke u bërë bisedime se me cilin prej vendeve-anëtare të Aleancës do të zhvillojmë bashkëpunim bilateral më të detajuar për çështjen e kanosjeve hibride

Petrovska: Tashmë janë duke u bërë bisedime se me cilin prej vendeve-anëtare të Aleancës do të zhvillojmë bashkëpunim bilateral më të detajuar për çështjen e kanosjeve hibride

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Një përfaqësues i Aleancës së NATO-s erdhi për ta skanuar situatën dhe gjendjen me kapacitetet e institucioneve që janë të përfshira në luftën kundër kanosjeve hibride. Tashmë është duke u bërë bisedë se me cilën prej vendeve anëtare të Aleancës do të zhvillojmë bashkëpunim më të detajuar bilateral për adresimin e kësaj çështje.

Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së sotme të poligonit të Armatës "Krivollak" me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler.

"Para disa ditësh patëm një takim me një përfaqësues të Aleancës së NATO-s, i cili erdhi këtu për të skanuar situatën dhe gjendjen e kapaciteteve të institucioneve të përfshira në këtë luftë dhe siç e thashë në deklaratën time të parë për këtë stërvitje që aleatët jemi këtu për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin, tashmë po diskutojmë me cilin nga vendet anëtare të Aleancës do të zhvillojmë bashkëpunim më të detajuar dypalësh pikërisht për të adresuar këtë çështje", deklaroi Petrovska.

Petrovska potencoi se institucionet, duke e përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes, janë duke i ndërmarrë të gjitha aktivitetet për zgjidhjen e problemit.

"E di që interesimi i publikut është vërtet i madh dhe është i justifikuar, por besoni se institucionet, përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes, edhe pse nuk është drejtpërdrejt kompetente, po bëjnë gjithçka që të mund t'i përgjigjemi zgjidhjes së shpejtë të këtij problemi", deklaroi ministrja Petrovska.

Foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR