• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska në Bruksel e nënshkroi Marrëveshjen për kontribut vullnetar kombëtar në NATO

Petrovska në Bruksel e nënshkroi Marrëveshjen për kontribut vullnetar kombëtar në NATO

Bruksel, 14 shkurt 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska sot në selinë në NATO në Bruksel e nënshkroi Marrëveshjen për kontribut vullnetar kombëtar (VNC) të Maqedonisë së Veriut në Departamentin për diplomaci publike të Aleancës.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, kjo Marrëveshje u mundëson ekspertëve nga fusha e komunikimeve strategjike dhe marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes të japin kontributin e tyre në zhvillimin e fushës së marrëdhënieve me publikun në kuadër të NATO-s. Marrëveshja e nënshkruar i është dorëzuar ndihmës sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Skot Brei.

"Më vjen mirë që procesi që kemi filluam vitin e kaluar, sot po zyrtarizohet dhe që katër ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes në katër rotacione radhazi gjatë dy viteve të ardhshme do të mund t'i forcojnë kapacitetet e Departamentit për diplomaci publike të NATO-s", deklaroi ministrja Petrovska pas nënshkrimit.

Ajo shtoi se lufta për të vërtetën dhe për qëllimet e NATO-s, si një Aleancë mbrojtëse, funksioni kryesor i së cilës është mbrojtja e aleatëve dhe qytetarëve të tyre, duhet parë dhe dëgjuar qartë, ndërsa ekspertët tanë që me punën e tyre i mundësuan Ministrisë së Mbrojtjes të ngjitet në vendin e parë sipas transparencës aktive në vend dhe rajon do të jetë edhe një tjetër vlerë e shtuar për Paktin.

Është parashikuar kontributi i ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes në Departamentin për diplomaci publike të fillojë në maj të vitit 2024 dhe të zgjasë për dy vitet e ardhshme në katër rotacione gjashtëmujore.

Pëndryshe, Petrovska qëndron në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e nesërm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, në prag të të cilit sot pasdite do të mbahet takimi i Grupit të Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR