• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska merr pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Petrovska merr pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Bruksel, 15 shkurt 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik në nivel ministror, me ​​të cilin do të kryesojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Sipas paralajmërimeve, ndër temat e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të jenë përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Aleancës në Uashington në korrik, implementimi i vendimeve nga samiti i vitit të kaluar në Uillnus, si dhe rritja e prodhimit të municioneve.

 Gjithashtu, pas pjesës së punës të takimit, do të mbahet një takim i Këshillit NATO-Ukrainë në nivel ministror, ​​në të cilin pritet të riafirmohet mbështetja e Aleancës për Kievin, si shembull për ndarje të vërtetë të barrës transatlantike.

"Ne vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën që t'u afrohet standardeve të NATO-s në çdo mënyrë - nga furnizimet, deri te logjistika. Aleatët vazhdojnë të bëjnë dërgesa të mëdha të armëve, pajisjeve dhe municioneve. Ky është një investim për sigurinë tonë", deklaroi Stoltenberg dje në prag të takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s.

Stoltenbergu theksoi se anëtarët e Aleancës kanë arritur përparim në zbatimin e vendimeve për të forcuar më tej parandalimin dhe mbrojtjen, para se gjithash përmes rritjes së investimeve në mbrojtje gjatë vitit të kaluar me 11 për qind në mbi 600 miliardë dollarë.

Ai theksoi se gjatë këtij viti pret që së paku 18 shtete anëtare të përmbushin obligimin e rënë dakord në Samitin në Uillnusit për ndarjen e mjeteve në shumën prej së paku dy për qind të PBB-së së tyre për nevojat e mbrojtjes.

"Pra, ne po bëjmë përparim të vërtetë. Aleatët evropianë po shpenzojnë më shumë", deklaroi Stoltenberg.

 

Одговорните за насилниот упад на Капитол во Вашингтон мора да бидат казнети, коментираше денеска генералниот секретар на НАТО Јенс Столтенберг на заедничката прес-конференција со претседатело

Në mesin e 18 anëtarëve të Aleancës që këtë vit përmbushën detyrimin për ndarjen e një shume prej dy për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje është edhe Maqedonia e Veriut, e cila 30 për qind të këtyre mjeteve do t'i destinojë  për modernizimin e Armatës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi gjithashtu se në kuadër të përpjekjeve për rritjen e mëtejshme të prodhimit të municionit, Aleanca në muajt e fundit ka lidhur marrëveshje me vlerë dhjetë miliardë dollarë.

 Ai kujtoi se për momentin po zhvillohet stërvitja ushtarake "Mbrojtësi i palëkundur" me pjesëmarrjen e rreth 90.000 ushtarëve nga të gjitha 31 vendet anëtare të NATO-s dhe Suedia, si një demonstrim i qartë i aftësive të Aleancës.

Në prag të takimit të sotëm, ministrja Petrovska dje në Bruksel e nënshkroi Marrëveshjen për Kontribut Nacional Vullnetar (VNC) të Maqedonisë së Veriut në Departamentin për Diplomaci Publike të Aleancës, e cila mundëson ekspertë në fushën e komunikimeve strategjike dhe marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes të japin kontributin e tyre drejt zhvillimit në fushën e marrëdhënieve me publikun në kuadër të NATO-s.

 Është paraparë kontributi i ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes në Departamentin e Diplomacisë Publike   të fillojnë në maj të vitit 2024 dhe të zgjasë për dy vitet e ardhshme në katër rotacione gjashtëmujore. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR