• e martë, 26 nëntor 2024

Petrovska: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim nga vend shfrytëzues të ndihmës, në vend, i cili përmes pjesëmarrjes në misione rajonale, u ofron ndihmë vendeve tjera

Petrovska: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim nga vend shfrytëzues të ndihmës, në vend, i cili përmes pjesëmarrjes në misione rajonale, u ofron ndihmë vendeve tjera

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç se është pjesë se sistemit kolektiv të sigurisë, në rajon jemi të pranishëm edhe përmes pjesëmarrjes në misione, në Kosovë përmes misionit të NATO Aleancës - KFOR, ndërsa në BeH - misionit të Bashkimit Evropian. Një kohë më të gjatë me pjesëtarë tanë marrim pjesë në dy miisonet, thotë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Në intervistë për Zërin e Amerikës, ajo përkujtoi se muajin e kaluar është marrë vendim në seancë të Qeverisë, me të cilin rritet pjesëmarrja e pjesëtarëve tanë në misionin e Kosovës.

"Në të vërtetë në këtë mënyrë, në pajtim me ato plane dhe në kuadër të dy misioneve jemi të gatshëm të marrim pjesë në veprimtaritë, të cilat janë në kompetencë të këtyre misioneve, e me qëllim kuptohet të kontribuojmë për garantimin e paqes dhe stabilitetit rajonal", thotë Petrovska.

Në atë mënyrë, siç u shpreh ministrja, e konfirmojmë rolin e ri të Maqedonisë së Veriut nga vend shfrytëzues në vend kontribues për sigurinë rajonale.

"Mirë është që pjesëmarrja e jonë në këto misione është vetëm edhe një konfirmim për përparimin, të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut e ka bërë, e ai është se nga vend, i cili në të kaluarën ishte i njohur si vend që i nevojitej ndihmë dhe përkrahje, në vend, që sot ofron dhe jep ndihmë dhe përkrahje për vendet, të cilave kjo u nevojitet", tha ministrja.

Në pyetjen për stërvitje të ushtarëve ukrainas në Maqedoninë e Veriut, ministrja konfirmoi se stërvitja ka përfunduar me sukses.

"Kjo stërvitje u dimensionua në pajtim me kërkesat e palës ukrainase, respektivisht për atë se çfarë lloji të nevojës kanë forcat e tyre të armatosura. Më gëzon fakti se stërvitja ka përfunduar me sukses. Mbi 100 ushtarë të forcave ukrainase janë stërvitur nga ana e forcave tona të armatosura, nga Armata jonë. Dera është e hapur edhe gjatë vitit 2024, posaçërisht në fillim të vitit, nëse kërkohet, nga ana jonë, kuptohet, do të ketë përgjigje pozitive. Kjo është edhe një shembull pozitiv për atë se si e përkrahim Ukrainën në atë që prej fillimit e kemi paralajmëruar, e ajo është se krahas përkrahjes politike dhe dënimit të pushtimit të paarsyeshëm rus ndaj Ukrainës, do ta ndihmojmë në çdo mënyrë të mundur", tha Petrovska. bsh/

Foto: VOA

QËNDRONI TË LIDHUR