• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Petrovska - Jain: Aleanca është më e sigurt me Suedinë në NATO, mbi një miliard njerëz më të sigurt

Petrovska - Jain: Aleanca është më e sigurt me Suedinë në NATO, mbi një miliard njerëz më të sigurt

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Jain, të cilën e uroi për anëtarësimin me të drejtë të plotë në NATO.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, Petrovska tha se anëtarësimi i Suedisë forcon Aleancën dhe sigurinë e mbi një miliard njerëzve në botë.

"Maqedonia e Veriut ishte e qartë në qëndrimin e saj në mbështetje të kërkesës suedeze për t'u bashkuar me Aleancën më të fuqishme në botë. Këtë e konfirmuam më 27 korrik të vitit të kaluar, kur Kuvendi ratifikoi protokollet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Synimi ynë është i njëjti – mbrojtja e çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe mbrojtja e qytetarëve tanë, tha ministrja dhe shtoi se ajo që na lidh janë vlerat e demokracisë, lirisë dhe respektimit të rendit juridik ndërkombëtar.

Ambasadorja Larson Jain, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, ka falënderuar për mbështetjen e qartë të Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së anëtarësimit të Suedisë në NATO.

"Ajo shtoi se vendi është i përkushtuar për forcimin e sigurisë kolektive të Aleancës", thekson Ministria e Mbrojtjes.

Suedia u bashkua zyrtarisht në NATO si vendi i 32-të anëtar më 7 mars 2024. sa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR