• e shtunë, 23 nëntor 2024

Petrovska e përshëndeti vendimin e KSHPK-së, thotë se nuk ka asgjë kontestuese në furnizimin e helikopterëve

Petrovska e përshëndeti vendimin e KSHPK-së, thotë se nuk ka asgjë kontestuese në furnizimin e helikopterëve

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e përshëndetë vendimin e Komisionit për antikorrupsion, i cili hapi lëndë për furnizimin e helikopterëve, duke përmendur se nuk ka asgjë kontestuese në procedurë dhe se ajo është zbatuar sipas ligjit.

Petrovska sonte gjatë pjesëmarrjes në emision të TV21 përmendi se Ministria e Mbrojtjes i qëndron në dispozicion KSHPK-së për t'i parashtruar të gjitha dokumentet që do ta ndihmojnë në definimin e së vërtetës.

Potencoi se procedura për furnizimin e helikopterëve ka filluar para disa viteve dhe është në pajtim me Ligjin për furnizime nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, ku parashihet instrumenti për lidhje të marrëvesshjeve Qeveria-me-Qeverinë.

Shtoi se për të gjitha furnizimet nevojitet që mjetet financiare të jenë të planifikuara, posaçërisht duke pasur parasysh se në një pjesë të madhe të furnizimeve që kanë të bëjnë me lidhjen e marrëveshjeve Qeveria-me-Qeverinë, bëhet fjalë për shuma të mëdha të mjeteve financiare, për ç'shkak bëhen furnizime disavjeçare, përkatësisht ndodhë marrëveshja, paguhen mjetet brenda dissa viteve dhe për një periudhë të caktuar kohore pajisja duhet të arrijë. Siç tha, në vitin 2024 ky furnizim është paraparë.

Ajo përmendi se dy helikopterë janë dërguar në Peki për remont dhe ata do të kthehen shumë shpejtë, në mars apo prill.

Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovsska dje në intervistë për RTVM deklaroi se është formuar lëndë për furnizimin e helikopterëve nga kompania "Leonardo" dhe se pas sigurimit të gjendjes faktike dhe dëshmive, do të sjellin vendim adekuat. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR