• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petreski për MIA-n: Ulja e mundshme e normave të interesit varet nga disa faktorë, parashikimet janë se nuk do të ketë rritje të mëtutjeshme

Petreski për MIA-n: Ulja e mundshme e normave të interesit varet nga disa faktorë, parashikimet janë se nuk do të ketë rritje të mëtutjeshme

Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Ulja e mundshme e normave të interesit varet nga zhvillimi rrjedhës i ngjarjeve në nivel global, ndërsa në terren vendor nga sjellja e inflacionit varësisht nga burimet vendore, thotë në deklaratë për MIA-n profesori universitar, Marjan Petreski.

Petreki thotë se nuk mund të saktësojë se kur saktësisht do të ndodhte kjo, por sipas informatave në momentin e dhënë, parashikimet janë se në periudhën e ardhhsme nuk pritet rritje e mëtutjeshme e normave të interesit. Banka qendrore evropiane disa herë deri më tnai i ka rritur normat e interesit, ndërsa këtë e bëri edje Banka popullore dissa herë me qëllim që ta ndalë inflacionin, ta mabjë tabile valutën nacionale dhe të mos lejojë recesion në ekonominë e vendit.

Македонската банкарска асоцијација апелира до клиентите на банките, штедлиниците, Клириншката куќа и Македонското кредитно биро да ги ограничат посетите на експозитурите и деловните простории

Lidhur me normat penale të interesit të cilat u rritën me çka jeta "në minus" në njëfarë mënyre u bë luks, Petreski sqaroi se kjo është caktuar në Ligjin për raporte obligative ku është cekur se në fillim të çdo gjysmëvjetori ajo caktohet si normë themelore interesi plus 8 pikë procentuale për popullatën dhe 10 pikë procentuale për ndërmarrjet. Tek borxhet e vonuara të shprehura në valutë të huaj, ndërkaq, këto përqindje i shtpohen Euriborit që është një prej normave të interesit të Bankës qendrore evropiane.

Logjika e njejtë është edhe tek kreditë, normat e interesit të të cilave janë të lidhura me normën themelore të interesit të Bankëss popullore apo Euriborit. ipa vendimeve afariste të bankave komerciale dhe kuhsteve të prnauara kontraktuese nga kredi-shfrytëzuesi, norma që ai e paguan do të varet në mënyrë indirekte na norma themelore e interesit me të cilën kredia është e lidhur.

Banka qendrore evropiane paralajmëroi ulje të mundshme të normave të interesit pasi të prej korrikut të vitit 2022 deri në tetor të vitit 2023 i rriti normat e interesit për ta parandaluar inflacionin në eurozonë.

Европската централна банка (ЕЦБ) објави серија мерки за да гарантира дека банките, кои се под нејзина директна контрола, можат да ја исполнуваат својата улога во финансирањето на реалната еко

Edhe Banka popullore në vitin 2022 dhe në vitin 2023 14 herë e rriti normën themelore të interesit me qëllim që t'ia ndalë hovin inflacionit të shkaktuar nga rritja e çmimeve dhe të mos lejojë që ekonomia të futet në stagnim dhe recesion.

Sipas Petreskit, tani kemi situatë stabile, por rreziqet ende ekzistojnë duke i pasur parasysh ngjarjet aktuale në nivel global, posaçërisht situatën më të re në Detin e Kuq, e cila, siç thekson, mund ta shtrenjtojë transportin e disa mallrave. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR