• e diel, 22 dhjetor 2024

Petreski: Në të ardhmen masat duhet të kahëzohen drejt qëndrueshmërisë më të madhe dhe më afatgjate të ekonomisë sonë

Petreski: Në të ardhmen masat duhet të kahëzohen drejt qëndrueshmërisë më të madhe dhe më afatgjate të ekonomisë sonë

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Pakoja e masave për përballje me krizën energjetike peshon 760 milionë euro prej të cilave 90 për qind i referohen përballjes me krizën energjetike, ndërsa vetëm shtatë për qind shkojnë në pjesën e përballjes me ushqim, tregojnë rezultatet nga hartimi i masave që e zbatoi Fajanas think.

"Nga shuma e përgjithshme 12,6 për qind i dedikohet mbështetjes së amvisërive të ndjeshme të cilat në një pjesë janë edhe masa të targetuara për më të ndjeshmit. Masë më e rëndësihsme ishte masa për subvencionim të energjisë elektrike dhe të ngrohjes. Rezultatet treguan se fuqia blerëse e qytetarëve ishte mbrojtur dhe nëse nuk do të ishin këto masa, fuqi e tyre blerëse do të ishte rrezikuar në mënyrë drastike:A u shndërruam në ekonomi më rezistuese sot?".

Ajo theksoi se masat mund të ishin më mirë të dizajnuara në pikëpamje të linearitetit të tyre.

Në pjesën e ushqimit, siç tha, kompanitë ishin dukshëm të goditura nga rritja e lëndëve të para importuese për 20 deri 50 për qind nëse merret parasysh se mbi 50 për qind e lëndëve të para importohen.

Për rritjen e shkallës së TVSH-së për prodhimet ushqimore prej 5 në 10 për qind tha se ende nukl e ka shikuar listën e prodhimeve për të cialt vlen kjo dhe shtoi se rritja do të ketë ndikimin e vet edhe ndaj çmimeve nëse në listë ka prodhime për konsum të gjerë dhe prodhime të cilat masivisht konsumohen në bazë ditore nga qytetarët.

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR