• e shtunë, 23 nëntor 2024

Peskov: Putini nuk planifikon t’ia uroj fitoren Trampit, SHBA-ja është shtet armik

Peskov: Putini nuk planifikon t’ia uroj fitoren Trampit, SHBA-ja është shtet armik

Moskë, 6 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin nuk e ka ndërmend t’ia urojë republikanit Donald Tramp fitoren për zgjedhjet presidenciale, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

"Nuk jam në dijeni të ndonjë plani të presidentit për ta uruar Trampin", ka thënë Peskovi menjëherë pasi Trampi shpalli fitoren ndaj kundërshtares së tij nga radhët e demokratëve, Kamala Haris.

“Të mos harrojmë se flasim për një vend armik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe tërthorazi në luftën kundër vendit tonë”, theksoi ai.

Moska ka shpallur dhjetëra vende si "armike" për shkak të aktiviteteve që i konsideron armiqësore ndaj interesave ruse, duke përfshirë edhe sanksionet ekonomike dhe mbështetjen për Ukrainën ndërsa mbrohet nga forcat invazive ruse.

"Për shkak se Shtetet e Bashkuara nxisin dhe marrin pjesë në këtë konflikt, atëherë SHBA është në gjendje të ndryshojë trajektoren e kësaj politike të jashtme. Nëse kjo do të bëhet dhe si do të bëhet, ne dhe ju do ta shohim pas (inaugurimit të Trampit në) janar”, tha Peskovi.

Ai thotë se lideri i Kremlinit mbetet "i hapur" për kontakt me Trampin, por thekson se autoritetet ruse "nuk duhet të jenë ato që pyesin" për marrjen e hapave të parë drejt vendosjes së kontaktit.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se Moska nga afër ndjek ngjarjet dhe analizon deklaratat e politikanëve amerikanë për Rusinë, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve historikisht janë në nivelin më të ulët.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR