• e premte, 05 dhjetor 2025

Pesë të lënduar në aksidentin rrugor në rrugën Udhëkryqi i Mavrovës - Gostivar, komunikacioni është rikahëzuar nëpër rrugët anësore

Pesë të lënduar në aksidentin rrugor në rrugën Udhëkryqi i Mavrovës - Gostivar, komunikacioni është rikahëzuar  nëpër rrugët anësore

Shkup, 8 shtator 2025 (MIA) - Pesë persona janë lënduar në fatkeqësinë rrugore në rrugën magjistrale nga Udhëkryqi i Mavrovës drejt Gostivarit, ku morën pjesë katër motoçikleta dhe katër automjete udhëtimi.

Siç kumtoi MPB, aksidenti si dhe numri i të lënduarve janë paraqitur në NJPB Gostivar sot pasdite në orën 15:56.

"Komunikacioni në këtë rrugë magjistrale është ndërprerë, ndërsa nga ana e nëpunësve policorë bga NJPB Gostivar komunikacioni po rikahëzohet nëpër rrugët anësore lokale (gurëthyesi Progres dhe Panorama afër Vrutokut)", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR