• e premte, 05 dhjetor 2025

Pesë policë të vrarë, tetë të plagosur në një seri sulmesh në Pakistan

Pesë policë të vrarë, tetë të plagosur në një seri sulmesh në Pakistan

Islamabad, 14 gusht 2025 (MIA) – Pesë policë janë vrarë, kurse tetë të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh militante ndaj forcave policore në provincën veriperëndimore pakistaneze Kiber Pahtunhva, kumtuan autoritetet.

Sipas policisë, sot u kryen katër sulme të ndara, tre prej të cilave rezultuan me viktima midis policëve.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në qarkun Aper Dir, ku persona të armatosur kanë vendosur pritë dhe hapën zjarr ndaj një automjeti policie gjatë një patrullimi rutinë herët në mëngjes. Në sulmin janë vrarë tre policë, ndërsa shtatë janë plagosur, deklaroi nëpunësi policor, Ismail Kan. 

Në periferinë e Peshavarit - Hasan Kheli, sulmues me armë automatike sulmuan një stacion policie. Një polic u vra dhe një tjetër u plagos në shkëmbimin e zjarrit, deklaroi shefi i policisë së qytetit, Kasim Ali Kan.

Dy sulme të tjera ndodhën gjatë natës në pikat e kontrollit – në zonën Lajbok, qarku Louer Dir, ku u vra një nëpunës policor, dhe në qarkun Banu, ku nuk kishte viktima. 

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, e gjithashtu nuk dihet nëse ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR