Pesë persona, mes të cilëve edhe fëmijë, janë lënduar në sulmin masiv me dronë rusë në Odesa
- Pesë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç, janë lënduar në një sulm masiv me dronë rusë në Odesa gjatë natës, deklaroi kryeshefi i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Oleg Kiper, në aplikacionin Telegram.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:15, 3 korrik, 2025
Kiev, 3 korrik 2025 (MIA) - Pesë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç, janë lënduar në një sulm masiv me dronë rusë në Odesa gjatë natës, deklaroi kryeshefi i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Oleg Kiper, në aplikacionin Telegram.
"Fëmijët janë helmuar nga produktet e djegies dhe janë shtruar në spital. Tre banorët e rritur të lënduar të qytetit po marrin gjithashtu kujdes mjekësor", tha Kiper.
Sulmi shkaktoi dëm në një ndërtesë banimi shumëkatëshe dhe në infrastrukturë tjetër civile, shtoi ai.
"Në banesat e banorëve të Odesës ku ranë dronët e rrëzuar, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit. Gjashtë bnesa janë shkatërruar plotësisht dhe 36 të tjera janë dëmtuar pjesërisht", tha Kiper në një deklaratë.
Foto: Arkivi i MIA-s