• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 15 janë plagosur në sulmin rus mbi rajonin Harkov

Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 15 janë plagosur në sulmin rus mbi rajonin Harkov

Kiev, 19 maj 2024 (MIA) - Autoritetet ukrainase kanë njoftuar sot se në një sulm me raketa ruse në zonën e Harkovit janë vrarë pesë persona dhe 15 të tjerë janë plagosur.

Kreu i qarkut, Oleh Sinehubov, deklaroi se në mesin e të plagosurve është një punonjës të Shërbimit emergjent, si dhe se është dëmtuar një ambulancë, transmeton agjencia Unian.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se të lënduarit janë transferuar në spitale, si dhe se ka dëme materiale në objekte banimi. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR