• e hënë, 23 dhjetor 2024

Persona nga MPB, gjykatat, prokuroritë, ministritë,... ishin bashkëpunëtorë të narko-grupit kriminal

Persona nga MPB, gjykatat, prokuroritë, ministritë,... ishin bashkëpunëtorë të narko-grupit  kriminal

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Persona nga disa institucione shtetërore, duke përfshirë edhe MPB-në, kanë bashkëpunuar me narko grupin kriminal i cili tashmë është zbuluar, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Sipas tij, është përcaktuar se cilët janë personat dhe nuk janë vetëm nga MPB-ja, por disa janë edhe nga ministri të tjera, gjykata,prokurori publike,...

"Kemi identifikuar persona nga institucionet shtetërore që kanë transmetuar të dhënat, pra kanë qenë bashkëpunëtorë në aktivitetet kriminale të grupit. Ky është fillimi i pastrimit të strukturave kriminale në sistem dhe forcimi i besimit te qytetarët. Në periudhën e ardhshme do të jeni dëshmitarë të aktiviteteve të reja, ndonjëherë do të habiteni nga emrat, por drejtësia duhet t'i arrijë të gjithë. Ka të përfshirë në shumë institucione, si në MPB ashtu edhe në agjenci të tjera, në ministri dhe në gjykata dhe në prokurori publike... Prandaj thashë, mund të habiteni në periudhën e ardhshme, por njëherë e përgjithmonë duhet të dalë në pah  dhe të tregohet se kush janë ata që në një moment kanë thënë "mbajeni hajdutin", theksoi Spasovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi paraprakisht kishte informuar se narko grupi kriminal kishte 16 persona, shtatë prej të cilëve tashmë janë arrestuar dhe pjesa tjetër do të privohet nga liria.

Spasovski theksoi se lufta kundër krimit nuk ëstë punë e pozitës apo opozitës, e LSDM-së, BDI-së ose VMRO-DPMNE-së dhe pavarësisht qeverisë teknike, siç tha ai, kolegët e tij nga MPB do të vazhdojnë intensivisht të punojnë në zbulimin e çdo rasti dhe të çdo njeriu të përfshirë në aktivitet kriminel.

"Hetimet, lufta kundër krimit dhe zbulimi i krimeve nuk janë çështje pozitë e opozitë dhe mua nuk më intereson as LSDM, as BDI, as VMRO, apo dikush tjetër. Jam i interesuar për kolegët e mi që punojnë. I gjithë ekipi i MPB-së ka vite që punon për të arritur këtë rezultat. Nuk kam dyshim se ata kolegë do të vazhdojnë të punojnë intensivisht për zbardhjen e çdo rasti dhe çdo personi të përfshirë në veprimtari kriminele, ashtu që,  le të ketë qeveri jo vetëm teknike por edhe shënteknike, këtë proces nuk mund ta ndalë asnjë i gjallë", nënvizoi ministri. sa/

foto: Arkivi i MIA-s dhe printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR