• e hënë, 23 dhjetor 2024

Perinski: Vetëqeverisjet lokale duhet më me zell t'i grumbullojnë të ardhurat e tyre

Perinski: Vetëqeverisjet lokale duhet më me zell t'i grumbullojnë të ardhurat e tyre

Tetovë, 1 nëntor 2024 (MIA) – Nëse e rritin nivelin e pagesës së tatimit të pronës dhe taksave komunale komunat vetë do të sigurojnë më shumë para për investime, porositi sot nga Tearca e Tetovës ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për ndryshime në decentralizimin fiskal lidhur me komunat, ai tha se decentralizimi fiskal është materie e gjallë dhe nuk është mbyllur si temë, si dhe se vazhdimisht komunikohet me vetëqeverisjet lokale, duke mbajtur llogari edhe për situatën në buxhetin qendror për shkak të nevojave për servisimin e sistemit shtetëror. 

“Këtë vit ka rritje në pjesën e të ardhurave prej gjashtë për qind të TVSH-së dhe tatimit personal, që synon vetëqeverisjet lokale. Mendoj se jemi në nivel solid, por mendoj se ky decentralizim fiskal është vendosur në nivel solid. Po ashtu, këtë vit parashikojmë 100 milionë euro për komunat, vitin e ardhshëm parashikojmë 250 milionë euro për komunat. Kur flasim për decentralizimin fiskal, ajo që u bëj thirrje vazhdimisht pushteteve vendore është që ata duhet të mbledhin më me zell të ardhurat e tyre, që janë taksat e pronës dhe taksat komunale. Ne thjesht nuk mund të mburremi me një përqindje që varion diku rreth 50 për qind, që mbledhja e burimeve tona të financimit është e përshtatshme. Në bazë vjetore, vetëqeverisjet lokale humbasin nga 100 deri në 120 milionë euro nga arkëtimi i parregullt i tatimit në pronë dhe taksave komunale. Imagjinoni që me një masë intervenuese do të mbulojmë më shumë se 274 projekte me këto 100 milionë euro dhe imagjinoni që vetëqeverisjet lokale t'i mbledhin me përkushtim ato 100 milionë euro, çdo vit do të ketë një cikël të ri dhe të ri investues,” theksoi Perinski.

Komuna e Tearcës ishte një nga disa komunat të cilat nuk morën mjete për investime kapitale nga e a.q. kredia hungareze, por sipas Perinskit afati i prolonguar deri më 15 nëntor do të jetë rast që edhe ata të kompletojnë dokumente. 

Më informoi kryetari i komunës se do ta kompletojë dokumentacionin dhe shpresoj se në këtë thirrje të parë do të hyjë në fazën e financimit. Të gjitha komunat kanë aplikuar, vetëm një komunë ka aplikuar me projekt i cili tashmë ka filluar dhe i cili nuk mund të hyjë në fazën e financimit dhe shpresoj që në thirrjen e ardhshme e cila do të vijojë vitin e ardhshëm edhe ajo komunë do të marrë nga këto mjete, tha Perinski nga Tearca në promovimin e një projekti për efikasitet energjetik dhe financiar. 

Në pyetjen e gazetarëve çka do të ndërmerret nëse katër komunat financojnë akademinë shqiptare të shkencave dhe arteve, Perinski tha se në ligjin për vetëqeverisje lokale në nenin 11 paragrafi 7 saktë qëndron se vetëqeverisjet lokale dhe të ardhurat të cilat i grumbullojnë duhet t’i shpenzojnë në drejtim të realizimit të kompetencave të përcaktuara ligjore. 

“Akademia Shqiptare e Shkencave dhe e Arteve nuk përshkruhet në ato nene, në nenin 22 të Ligjit për Vetëqeverisje nLokale, që në thelb janë kompetenca e vetëqeverisjes vendore. Për të financuar një vetëqeverisje lokale duhet të kalojë në Këshill, do të kalojë apo jo, këtë ua lë këshilltarëve. Ligji tregon thjesht se, këtu kemi edhe një inspektorat shtetëror për vetëqeverisje lokale, këtu është Kushtetuta. Do të bëja thirrje që të mos krijohen probleme aty ku nuk ka. Duhet të punojmë me përkushtim dhe të realizojmë nevojat e qytetarëve. Unë them se nuk kanë pasur të drejtë, saktë është përshkruar në nenin 11 paragrafi 7 i LVL-së, ligji për shoqatat është ndryshe. Inspektorati sigurisht që e vlerëson ligjshmërinë e vendimeve të marra nga këshilli, prandaj të presim dhe të shohim”, theksoi Perinski.

Qeveria nuk ka qëndrim zyrtar nga qyteti i Beogradit për një donacion të mundshëm të autobusëve. Perinski tha se duhet të merret një qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve në qytetin e Shkupit dhe në vetëqeverisjet e tjera lokale dhe se në periudhën në vijim do të japin zgjidhje të përshtatshme për tejkalimin e këtyre problemeve. fc/

Fotografitë: Fejsbuku i ministrit Perinski dhe MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR