• e hënë, 23 dhjetor 2024

Perinski - Ulman: Zvicra është mbështetës i madh i zhvillimit lokal dhe rajonal

Perinski - Ulman: Zvicra është mbështetës i madh i zhvillimit lokal dhe rajonal

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e Zvicrës është mbështetja më e madhe e zhvillimit lokal dhe rajonal dhe duhet të vazhdojë bashkëpunimi për të siguruar zhvillim edhe më dinamik, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, ​​është thënë në takimin e sotëm të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski me ambasadorin e Zvicrës, Veronik Ulman.

Në takim është theksuar se mbështetja e Qeverisë së Zvicrës në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimin rajonal realizohet përmes dy projekteve të mëdha që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për zbatimin e politikave dhe realizimin e projekteve konkrete infrastrukturore në të gjithë tetë rajonet planore.

Perinski theksoi se është i rëndësishëm që bashkëpunimi të vazhdoj, sepse Qeveria, siç tha, është veçanërisht e fokusuar në zhvillimin e komunave dhe rajoneve planore, për të cilat janë siguruar mjete shtesë në buxhetin qendror. Në këtë kuptim është theksuar se përmes bashkëpunimit mund të sigurohet zhvillim edhe më dinamik dhe i qëndrueshëm, sipas nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve.

Në takim është diskutuar dhe për vazhdimin e procesit të bashkërendimit të përbashkët të aktiviteteve për digjitalizimin e shërbimeve lokale ku Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ambasada e Zvicrës janë dy partnerë kryesorë.

Ministri Perinski theksoi se digjitalizimi është prioritet i Qeverisë, është formuar dhe një ministri e veçantë për Transformimin Digjital, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të intensifikojë punët për një digjitalizim sa më efikas dhe sistematik të shërbimeve lokale duke përfshirë të gjitha komunat, në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë kompetente, me komunat dhe me Qytetin e Shkupit, si dhe me bashkësitë e donatorëve. rq/

Foto: Ministria për Vetëqeverisje Lokale

 

QËNDRONI TË LIDHUR