• e premte, 05 dhjetor 2025

Perinski: Shifrat e anketave tregojnë gjasa për fitore ndoshta në çdo komunë, të dielën do të dihet kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit

Perinski: Shifrat e anketave tregojnë gjasa për fitore ndoshta në çdo komunë, të dielën do të dihet kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit

Shkup, 4 korrik 2025 (MIA) - Në përgjithësi pritjet tona për fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale janë të larta dhe bazohen në numra historikisht pozitiv në favor të VMRO-DPMNE-së kundrejt LSDM-së, deklaroi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

Pritjet, bazuar në ato shifra, shtoi ai, janë se ndoshta në çdo komunë në Maqedoni kemi gjasa për të fituar.

"Sigurisht këtu përfshij edhe Qytetin e Shkupit ku partia jonë vërtet është dominonte dhe nuk pres ndonjë befasi. Në pjesën e Komunës Qendër e gjithë kjo është vërtet në një fazë, do të thoja spekuluese, ky proces do të mbyllet në një kohë shumë të shkurtër, të paktën nga ana jonë dhe për disa ditë do të kemi konfirmim se si do të veprojmë në periudhën e ardhshme", ka thënë Perinski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp për llogaridhënien për vitin e parë të mandatit.

Duke komentuar informacionin jozyrtar se të dielën në seancën e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, kryetari aktual i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski do të marrë mbështetje për kandidaturën për kryetar të Shkupit për të cilën u përmend edhe ai, Perinski tha që të pritet së pari takimi, por paralajmëroi se kandidati që do të bëhet i ditur do të ketë mbështetjen e tij të plotë.

"Këtë informacion që ju e ndatë ende nuk e posedoj. Është më mirë të presim deri të dielën, është e vërtetë në orën 12 e 30 partia jonë VMRO DPMNE ka caktuar mbledhje të Komitetit ekzekutiv. Dhe pritet që të shpallet emri për Qytetin e Shkupit, jo vetëm për Orce Gjorgjievskin, por edhe për çdo kandidat që do të mbështetet nga partia ime. Mbi të gjitha, është një nder i madh dhe do të ketë mbështetjen time të plotë, jo vetëm në drejtim të zbatimit të programit, por edhe periudhën e fushatës që na pret në zgjedhjet lokale", ka thënë Perinski.

Ai siguron se në dikasterin që ka drejtuar ka punuar me përkushtim, por jo për shkak të kandidaturës për kryetar të Qytetit të Shkupit.

"Kam dhënë gjithçka nga vetja sa i përket asaj që mund të bëja në këtë resor, por kjo nuk u përqendrua kryesisht në kandidaturën për kandidat potencial për Qytetin e Shkupit, por ky është parimi mbi të cilin punoj. Pavarësisht se kush do jetë kandidati për kryeta komune e them përsëri, ai ka mbështetjen time të plotë, ndërsa ritmi im i punës do të vazhdojë si deri tani", theksoi Perinski.

Foto: arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR