• e diel, 01 dhjetor 2024

Perinski: Përvojat sllovene dukshëm do të kontibuojnë për fuqizimin e kapaciteteve për perspektivën tonë evropiane

Perinski: Përvojat sllovene dukshëm do të kontibuojnë për fuqizimin e kapaciteteve për perspektivën tonë evropiane

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, po qëndron për vizitë studimore treditëshe në Slloveni në organizim të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), si pjesë e agjendës së tij për shkëmbim të përvojave dhe zbatim të praktikave pozitive të vendeve të rajonit në drejtim të përgatitjes së ndryshimeve të planifikuara të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Ai sot mbajti takime me njeriun e parë të Ministrisë për Kohezion dhe Zhvillim Rajonal, Aleksandar Jeshvek dhe me Franc Props, i cili udhëheq me Ministrinë e Drejtorisë Publike, informojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. 

Mënyra e zbatimit të politikave për zhvillim të barabartë rajonal dhe burimet e financimit, ishin në fokus të takimit me ministrin Jevshek, i cili udhëheq me Ministrinë e cila është përgjegjëse për zbatimin e politikës evropiane për kohezion dhe zhvillim rajonal. 

Në takim ministri Perinski është informuar edhe për vendosjen organizative të Ministrisë, e cila në praktikë i kryen funksionet e njëjta si edhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, por, siç thonë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, me një dallim të rëndësishëm, te ne politika për zhvillim të barabartë rajonal kryesisht zbatohet me mjete nga buxheti i shtetit dhe nuk menaxhon me mjetet nga Programi IPA. 

Perinski theksoi se do të mund të shfrytëzojmë Përvojat e përbashkëta dhe praktikat pozitive nga kjo vizitë studimore, si dhe nga ajo e fundit në Serbi, do të mund t'i shfrytëzojmë në përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me qëllim të funksionimit të komunave dhe shërbime publike më efikase sipas standardeve evropiane.

Perinski ka theksuar se me ministrin Jevshek janë marrë vesh që në nivel teknik në periudhën që vijon të formohen grupe të punës për shkëmbim të përvojave pozitive nga Sllovenia, ndërsa të cilat do të shfrytëzohen gjatë procesit të filluar për ndryshime të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. 

Për këtë qëllim, Sllovenia si vend anëtar i Bashkimit Evropian do të angazhohet që Maqedonisë si pretenduese për anëtarësim në BE, t’i ndihmojë rreth shfrytëzimit të mjeteve nga fondet evropiane për zhvillim rajonal, prej të cilit përfitim do të kishin të gjithë qytetarët e rajonit, ndërsa dukshëm do të ndihmonim edhe për uljen e trendit të shpërnguljes së të rinjve nga shteti. fc/

Fotografia: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale 

 

QËNDRONI TË LIDHUR