• e premte, 20 dhjetor 2024

Perinski: Akomodimi sipas të gjitha standardeve është siguruar për 28 shfrytëzues të rinj në Shtëpinë e të Moshuarve në Berovë

Perinski: Akomodimi sipas të gjitha standardeve është siguruar për 28 shfrytëzues të rinj në Shtëpinë e të Moshuarve në Berovë

Berovë, 23 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot në Komunën e Berovës vizitoi Shtëpinë e të moshuarve ku në fazën përfundimtare është adaptimi i një pjese të objektit dhe përmirësimi i kushteve për qëndrim në të.

Aktivitetet janë në kuadër të projektit "Faza e 2 e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës rajonal", përmes Programit "Projekte investuese me komponentë digjitale nga Skema e Granteve". Faza e dytë e projektit parashikon rregullim të brendshëm të Shtëpisë, pajisje me mobilje dhe pajisje tjetër të nevojshme, si dhe zbukurim hortikulturor të pjesës së jashtme.

Drejtoresha Bojçovska Kalamadevska e informoi ministrin se pas përfundimit të punëve ndërtimore, mbetet të furnizohen edhe 14 tabletë, aparate kuzhine dhe lavanderi, të destinuar për personat e moshuar në shtëpi dhe me këtë do të kompletohet kjo fazë e projektit.

Vlera e gjithë projektit është 22,8 milionë denarë, prej të cilëve Ministria merr pjesë me 11 milionë denarë, 8,94 milionë denarë janë mbështetje financiare nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ndërsa 2,92 milionë denarë të mbetur janë siguruar nga buxheti i Komunës së Berovës. sa/

Foto: MIA, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

QËNDRONI TË LIDHUR