• e shtunë, 23 nëntor 2024

Perezi ia dorëzoi Mbapes fanellën e Realit me numrin 9

Perezi ia dorëzoi Mbapes fanellën e Realit me numrin 9

Madrid, 16 korrik 2024 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Kilian Mbape për herë të parë është fotografuar me fanellën e klubit të tij të ri.

Njëzet e pesë 25-vjeçari është fotografuar me presidentin e Madridit, Florentino Perez. Ai mban në dorë fanellën e personalizuar të Real Madridit me numrin 9 të cilin do ta bartë në skuadër.

Gjatë ditës, 25-vjeçari francez ka kryer kontrollet mjekësore te Real Madrid. Më vonë ai do të prezantohet si lojtar i Real Madridit në stadiumin Santiago Bernabeu.

Real Madridi më 3 qershor bëri të ditur transferimin e Mbapes. Francezi ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2029. Më parë futbollisti ka luajtur për PSZH-në dhe Monakon.

Foto: Fejsbuk, Real Madrid

 

QËNDRONI TË LIDHUR