• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Perez do të padisë ish komisarin policor të Spanjës, i cili e akuzoi atë për ryshfet ndaj gjyqtarëve

Perez do të padisë ish komisarin policor të Spanjës, i cili e akuzoi atë për ryshfet ndaj gjyqtarëve

Madrid, 3 tetor 2023 (MIA) - Real Madridi doli me kumtesë lidhur me akuzat për ryshfet të gjyqtarëve.

Për kujtim, ish komisari i Policisë Kombëtare Spanjolle, Hoze Manuel Villareho, tha se klubi i Madridit po u jepte ryshfet gjyqtarëve edhe para se Barcelona të fillonte ta bënte këtë: "Ata u vunë re në këtë dhe para çështjes Negreira. "Kushdo që guxon të dënojë Perezin do të kryente vetëvrasje".

"Pas deklaratës së Villarehos, presidenti i Realit, Florentino Perez, ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të procedurës së duhur ligjore ndaj ish komisarit për akuzat e rreme të bëra në radion katalanase RAC1", thuhet në kumtesën e "Klubit Mbretëror".

Paraprakisht u bë e ditur se edhe presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta përgatit padi kundër Villarehos. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR