• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pentagoni: SHBA-ja mirëpret planet për grupet punuese për krizën komunikuese me Kinën

Pentagoni: SHBA-ja mirëpret planet për grupet punuese për krizën komunikuese me Kinën

Uashington, 31 maj 2024 (MIA) - SHBA-ja ka përshëndetur planin për të mbledhur një grup pune për komunikim rreth krizës me Kinën deri në fund të vitit, kumtoi sot Pentagoni pas takimit të rrallë midis shefave të mbrojtjes së dy shteteve.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin "ka konfirmuar paralajmërimin e presidentit Bajden dhe presidentit kinez Si Xhinping në nëntor të vitit 2023 se të dy palët do t'i vazhdojnë bisedimet telefonike midis komandantëve në muajt e ardhshëm. Sekretari ka përshëndetur planet për mbledhjen e grupit punues për komunikimin e krizës deri në fund të vitit", thuhet në kumtesën e Pentagonit.

Ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun është takuar me homologun e tij amerikan Llojd Ostin gjatë kohës së takimit për dialogun Shangari-Lla në Singapor.

Të dy ministrat janë takuar për herë të parë në vitin 2022. Pritet që ata të bisedojnë për çështje kontestuese siç janë Tajvani dhe Deti i Kinës Jugore, si dhe tema të tjera, kumtuan mediat shtetërore kineze. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR