• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski ua uroi Krishtlindjet besimtarëve krishterë, të cilët festojnë sot

Pendarovski ua uroi Krishtlindjet besimtarëve krishterë, të cilët festojnë sot

Shkup, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dërgoi urime deri te Kiro Stojanov, ipeshkv i Shkupit dhe deri te të gjithë besimtarët katolikë, të cilët festojnë Krishtlindjet.

"Më lejoni, të gjithë besimtarëve krishterë të cilët i festojnë Krishtlindjet sipas Kalendarit  gregorian, t'ju uroj festën e madhe dhe t'ju dëshiroj që ditët festive t'i kaloni para së gjithash në shëndet të mirë, paqe, harmoni dhe dashuri, të plotësuar me gëzim dhe fat", shkruan në urimin e Pendarovskit.

Krishtlindjet si një nga festat më të mëdha dhe të ndritshme krishtere, thotë presidenti, "na sjellin besim dhe shpresë, duke i mbushur shtëpitë tona me ngrohtësi, ndërsa zemrat tona me dashuri".

"Pikërisht në ditën e lindjes së Krishtit të tregojmë solidaritet dhe të jemi të kujdesshëm për të afërmit tanë. Të dhurojmë dashuri dhe kujdes dhe të respektohemi dhe ndihmohemi. Vetëm të bashkuar dhe me respekt të thellë të ndërsjellë do të arrijmë prosperitet dhe përparim të shoqërisë tonë. Urime Krishtlindjet!", shkruan në urimin e presidenti Pendarovski. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR