• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pendarovski u takua me lord Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Pendarovski u takua me lord Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski priti sot lord Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, i cili po qëndron në vendin tonë me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialogun 2023.

Siç njoftuan nga Kabineti i presidentit, në takim u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe ndërmjet dy vendeve në 30-të vitet e fundit dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit për temat nga interesi i ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë që vendi ynë i kushton përkrahjes britanike të deritanishme në disa fusha dhe forma dhe shprehu pritjen që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyn mendime dhe informata për gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë, veçanërisht në kontekst të agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe për përgjigjen e dy vendeve në suaza të Aleancës së NATO-s në lidhje me këtë çështje. sa/

Foto: Kabineti i presidentit

 

QËNDRONI TË LIDHUR