• e premte, 22 nëntor 2024

Pendarovski: U qetësuam dhe ramë dakord me fqinjët, nuk duhet të lejojmë të kthehet pushteti paraprak

Pendarovski:  U qetësuam  dhe  ramë dakord me fqinjët, nuk duhet të lejojmë të kthehet pushteti paraprak

Veles, 16 prill 2024 (MIA) -  Në sheshin S'rmaale në Veles, sonte ka mbajtur tubim kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski. Ai para  simpatizantëve të tij dhe qytetarëve të Velesit përkujtoi  se para 4 viteve Qeveria e udhëhequr nga LSDM arriti të arrijë marrëveshje me fqinjin tonë jugor dhe ta fusë shtetin në NATO, që është parakusht për çdo zhvillim ekonomik. 

"Tridhjetë vjet askush nuk kishte guxim, askush nuk kishte njohuri dhe përkushtim të mjaftueshëm për të zgjidhur atë problem për të cilin diplomatët më të mëdhenj të botës  mendonin  se është i pazgjidhshëm. Kjo strukturë politike në të cilën jam  e zgjodhi dhe e parapriu Maqedoninl në aleancën më të madhe. Me këtë Maqedonia me 1.8 milionë banorë është së bashku me superfuqitë më të mëdha dhe më të zhvilluara botërore", theksoi Pendarovski. 

Ai e porositi kundërkandidaten e tij nga VMRO-DPNMNE, Gordana Siljanovska, të zgjedhë se çfarë do të jetë, presidente apo komandant suprem i Armatës. Dhe potencoi se pa Marrëveshjen e Prespës nuk ka anëtarësim në NATO. 

 

 

Lidhur me akuzat e Dragan Kovaçkit, Pendarovski tha se "nuk mund t'i besohet dikujt që me  aktgjykimit të gjykatës është gënjeshtar".

 Ai i porositi qytetarët e Velesit më 24 prill ta rrethojnë numrin 1 për stabilitet në 5 vitet e ardhshme.

 

Paraprakisht,  Pendarovski ka mbajtur një tubim në Çashkë dhe Sveti Nikollë ku ka kërkuar mbështetje për një mandat tjetër presidencial. Kujtojnë dy përfitimet e mëdha për vendin në vitet e fundit, gjegjësisht  anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.

 

Foto: MIA/Shtabi zgjedhor i Stevo Pendarovskit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR