• e premte, 22 nëntor 2024

Pendarovski u dëshiroi punë të suksesshme anëtarëve të Qeverisë kalimtare

Pendarovski u dëshiroi punë të suksesshme anëtarëve të Qeverisë kalimtare

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sonte pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve për deputetë, në Kabinetin e tij i priti anëtarët e përbërjes së re të Qeverisë. 

Anëtarëve të Qeverisë kalimtare, presidenti Pendarovski u dëshiroi punë efikase dhe zbatim me sukses të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. 

Për takimin te presidenti Pendarovski informoi edhe kryeministri i sapozgjedhur Talat Xhaferi. 

"Është me rëndësi të veçantë që degët shtetërore të funksionojnë në mënyrë të koordinuar dhe vazhdimisht të bashkëpunojnë në dobi të qytetarëve dhe shtetit. Sot Presidenti Pendarovski organizoi pritje për nder të Qeverisë së sapozgjedhur", shkroi Xhaferi në "Fejsbuk".

Qeveria kalimtare u zgjodh në seancën e 141-të të sotme plenare me 65 vota "pro" dhe tri "kundër". Qeveria kalimtare zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve, ndërsa ka mandat deri në publikimin zyrtar të rezultateve nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për më 8 maj, gjegjësisht deri në formimin e qeverisë së re. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentit

QËNDRONI TË LIDHUR