• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: T'i ruajmë përfitimet e gjeneratës antifashiste me shtet demokratik dhe funksional juridik

Pendarovski: T'i ruajmë përfitimet e gjeneratës antifashiste me shtet demokratik dhe funksional juridik

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim me rastin e 11 Tetorit - Ditës së Kryengritjes Popullore, në të cilin porosit se "që t'i ruajmë përfitimet e gjeneratës antifashiste, duhet ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet demokratik dhe funskional juridik, me barazi para ligjeve dhe mundësi të barabarta për zhvillim dhe për progres për çdo qytetar të saj".

Liria dhe drejtësia, thekson presidenti, janë ideale të cilat e lëvizin historinë njerëzore. Të shtyrë nga këto ideale, më 11 tetor 1941, 16 luftëtarë të rinj nga çeta partizane e Prilepit "Goce Dellçev" sulmuan simbolet e pushtetit pushtues fashist dhe shënuan fillimin e luftës çlirimtare popullore dhe antifashiste maqedonase.

"Me këtë akt, populli maqedonas dhe qytetarët maqedonas u bënë pjesë e koalicionit të madh antihitler. Burra dhe gra liridashëse nga të gjitha përkatësitë etnike, fetare, sociale dhe ideologjike, të bashkuar në një front të gjerë nacionalçlirimtar, në të cilin luftuan për një shtet të lirë maqedonas në një botë të çliruar nga e keqja e fashizmit. Bartës të asaj lufte të drejtë ishin të rinjtë. Që nga çetat e para partizane, e deri te KAÇPM-ja shtetformuese, të rinjtë ndanë një vizion specifik për të mirën e përbashkët që ata ndërtuan në themelet e shtetit. Ata ëndërronin për një shoqëri të lirë, të drejtë dhe solidare në të cilën secili prej anëtarëve të saj do të ketë një jetë dinjitoze", thekson kreu i shtetit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR